ENERGJIA DIELLORE DHE E ERËS

Artikulli është përkrahur nga Community Development Fund dhe financuar nga Ambasada e Suedisë në Kosovë. Ky artikull është punuar nga studentët kosovar Agon Drini, Jeta Dalladaku dhe Flamur Kabashi.Pikëpamjet dhe mendimet e shprehura në këtë artikull janë ekskluzivisht të studentëve. Ato nuk pasqyrojnë politikën ose pozicionin zyrtar të SIDA-S, QEVERISË SUEDEZE, CDF apo KOSID. Pothuajse i gjithë sektori i energjisë elektrike në Kosovë është i bazuar në energjinë elektrike të prodhuar nga qymyri. Ky fakt është një problem për sektorin e energjisë.Veçanërisht gjatë muajve të  dimrit për të përmbushur kërkesën për energji elektrike, ajo importohet nga vendet fqinje. Për shkak të financimit të pa mjaftueshëm dhe dështimeve teknike në vitet e ’90-ta mirëmbajtja dhe punimet e rehabilitimit të termocentraleve dhe linjitit, nuk është rritur prodhimi i energjisë elektrike. Kosova momentalisht është duke hasur në një krizë energjike ku nevoja për energji është shumë e madhe, si një mundësi për prodhimin e energjisë efikase në Kosovë është energjia e ripërtritshme përkatësisht energjia solare dhe ajo e erës. Energjia Solare Dielli është një burim i pabesueshëm dhe i rinovueshëm që ka fuqinë për të ushqyer jetën në tokë dhe për të siguruar energji të pastër dhe të qëndrueshme për të gjithë banorët e saj. Në fakt, më shumë energji nga dielli arrin në planetin tonë në një orë sesa përdoret nga e gjithë popullata e botës në një vit. Energjia e diellit mund të shndërrohet në energji elektrike përmes moduleve diellore fotovoltaike (PV) (foto = dritë, voltaik = energji elektrike). Si funksionon energjia diellore dhe pse duhet ta përdorim energjinë diellore? Modulet PV thithin rrezet e diellit dhe e shndërrojnë energjinë në një formë të përdorshme të rrymës elektrike. Dielli shkëlqen në të gjithë botën, duke e bërë energjinë elektrike diellore të zbatueshme kudo. Për shkak se solari mund të çiftohet me bateri për ruajtjen e energjisë, sistemet elektrike diellore mund të jenë të pavarura nga rrjeti i shërbimeve, duke i bërë ato me kosto efektive për vendndodhje të largëta. ‘Kosova në vit ka gjithsej 278 ditë me diell. Duke konsideruar këtë fakt, Kosova paraqet potencial të madh për prodhimin e energjisë nga panelet solare. Kjo do të ndihmojë jo vetëm në një prodhimi të energjisë stabile dhe të sigurt, por edhe krijimin e një mjedisi sa më të pastër’, ka thënë INDEP. Por, përkundër potencialit për prodhim të energjisë nga dielli, në Kosovë ka vetëm 3% kapacitete instaluese nga panelet solare. Fillimisht, procesi i zgjerimit të energjive të ripërtëritshme mund të jetë i gjatë dhe i vështirë për shkak të disa faktorëve, sikurse rrethanave gjeografike dhe ligjore, si dhe të atyre ekonomike. Në bazë, procedurat e autorizimit të impianteve të energjisë së ripërtëritshme duhen të jenë transparente dhe të rrjedhshme. Tarifat ekzistuese ose të së ardhmes si dhe skemat e promovimit duhen të ofrojnë stabilitet dhe parashikueshmëri. Kjo është veçanërisht e rëndësishme për financimin e projekteve. Prandaj, është esenciale të krijohet një mjedis ekonomik me kushte transparente rrergullatore, kornizë e qartë ligjore dhe skema promovimi që u mundësojnë investitorëve të bëjnë përllogaritje të besueshme dhe të parashikueshme, dhe investime në energjitë e ripërtëritshme në Kosovë. Hyrja në operim e gjeneratorëve nga BRE Gjatë këtij viti pas finalizimit të projekteve sipas Autorizimit nga Bordi i ZRRE-së, dhe pas pranimit teknik kanë hyr në operim komercial tre (3) projekte, me fuqi totale të instaluar prej 4.86 MW. Në tabelën e mëposhtme janë paraqitur projektet të cilat kanë hyr në operim komercial për prodhimin e energjisë elektrike nga BRE. Gjeneratorët për vetëkonsum ZRRE, gjatë këtij viti ka trajtuar edhe kërkesat/aplikacionet për gjeneratorët për marrjes e statusit të konsumatorit prodhues për vetë-konsum, të cilat pas plotësimit të kërkesave ligjore në pajtim me Rregullën e Autorizimit dhe Skemën mbështetëse, janë lejuar për të vazhduar me ndërtimin e kapaciteteve gjeneruese për vetë-konsum. Në tabelën e mëposhtme janë paraqitur numri i vendimeve të lëshuara nga Bordi i ZRRE-së, për gjeneratorët për vetë-konsum gjatë vitit 2020. Energjia e erës Turbinat me erë punojnë në një parim të thjeshtë: në vend që të përdorin energjinë elektrike për të prodhuar erë – si një ventilator – turbinat e erës përdorin erën për të prodhuar energji elektrike. Era i kthen tehet e ngjashme me helikën e një turbine rreth një rotori, i cili rrotullon një gjenerator, i cili krijon energji elektrike. Era është një formë e energjisë diellore e shkaktuar nga një kombinim i tre ngjarjeve të njëkohshme: Dielli ngroh në mënyrë të pabarabartë atmosferën Parregullsitë e sipërfaqes së tokës Rrotullimi i tokës. Si funksionon energjia e erës? Një turbinë me erë e kthen energjinë e erës në energji elektrike duke përdorur forcën aerodinamike nga tehet e rotorit, të cilat funksionojnë si teh i rotorit të krahut të aeroplanit ose helikopterit. Kur era rrjedh nëpër teh, presioni i ajrit në njërën anë të tehut zvogëlohet. Dallimi në presionin e ajrit në të dy anët e tehut krijon si ngritjen ashtu edhe tërheqjen. Forca e ngritjes është më e fortë se zvarritja dhe kjo bën që rotori të rrotullohet. Rotori lidhet me gjeneratorin, ose drejtpërdrejt (nëse është një turbinë me lëvizje direkte) ose përmes një boshti dhe një serie ingranazhesh (një kuti ingranazhesh) që përshpejtojnë rrotullimin dhe lejojnë një gjenerator fizikisht më të vogël. Ky përkthim i forcës aerodinamike në rrotullimin e një gjeneratori krijon energji elektrike. Sa është e përdorshme enërgjia e erës dhe sa ka potencial Republika e Kosovës për kete lloj të enërgjisë së ripërtritshme? Enërgjia e erës ne Republikën e Kosovës për dallim nga enërgjia e erës është më pak e përdorshme se ajo solare por sa i përket potencialit ndaj këtij lloji të enërgjisë në disa vende te Kosovës potenciali për këtë lloj të enërgjise është shumë i mirë, në harten më posht mund të vërejmë shpejtësin e erës ku në vendet me ngjyrë të kaltërt shpejtësia e erës është më e madhe. Kornizat ligjore dhe institucionale Qështja e kornizës ligjore dhe tërësia e akteve administrative që ndërlidhen po me këtë qështje që ka të bëjë me energjinë e erës dhe atë solare do të analizohen dhe sqarohet … Continue reading ENERGJIA DIELLORE DHE E ERËS