KOSID është në kërkim për: Koordinator/e të projekteve për politika mjedisore

KOSID është në kërkim për:

Koordinator/e të projekteve për politika mjedisore

Detyrat dhe përgjegjësitë:

– Hulumtimi i problemeve mjedisore në Kosovë të ndërlidhura me sektorin e energjisë, monitorimi i punës së institucioneve përgjegjëse lidhur me punën e termocentraleve dhe hidrocentraleve

– Hulumtimi dhe monitorimi i të gjitha zhvillimeve legjislative dhe rregulloreve në sektorin e energjisë;

– Shkrimi, redaktimi dhe botimi i hulumtimeve mbi çështjet e zhvillimit të qëndrueshëm, me fokus në energji dhe mjedis.

– Propozimi dhe hartimi i projekteve të mjedisit dhe zhvillimit të qëndrueshëm për organizatën;

– Koordinimi i aktiviteteve specifike në kuadër të projekteve duke përmbushur kërkesat e donatorëve sipas kontratës;

– Përgatitje të raporteve narrative të projekteve për raportim tek donatorët brenda afateve dhe specifikave të caktuara sipas kërkesës së  menaxheres së projekteve dhe/ose drejtorit të organizatës

– Ofrimin e rekomandimeve/komenteve në fushat specifike të projekteve në fjalë, kryesisht në fushën e ambientit;

Për të aplikuar dhe për të përmbushur pozitën, duhet të keni:

– kualifikim përkatës, ose kualifikime të ngjashme profesionale;

– përvojë të mëhershme relevante;

– njohje të mirë të politikave mjedisore;

– aftësi të mira ndërpersonale dhe vullnet për punë ekipore;

– gadishmëri për të punuar me orar të plotë dhe fleksibil;

– aftësi të komunikimit verbal dhe me shkrim në gjuhën shqipe dhe angleze;

Për të aplikuar duhet të dërgoni një Curriculum Vitae (CV) dhe një letër motivimi në gjuhën shqipe dhe angleze, përmes postës elektronike në adresën coordinator@kosid.eu.com më së largu deri më 02 korrik 2020.

 

KOSID inkurajon aplikuesit nga të gjitha gjinitë, si dhe ofron mundësi të barabartë punësimi për të gjithë personat e interesuar, pa kurrfarë paragjykimi mbi baza gjinore, fetare, etnike ose politike.

Informata shtesë për KOSID – Kosovo Civil Society Consortium for Sustainable Development mund të gjeni në https://www.kosid.eu.com/


Posted

in

by

Tags: