70 anëtarë të rinjë në KOSID



Gjatë muajit korrik të këtij viti, Konsorciumit Kosovar i Shoqërisë Civile për Zhvillim të Qëndrueshëm (KOSID) iu bashkuan 70 anëtarë të rinj.

KOSID pranoi 70 anëtarësime nga individë dhe organizata me fokus në ambient, të cilët mbështesin fuqishëm qëllimin e organizatës. Këto organizata të shtrira në tërë Kosovën
kaluan nëpër trajnimin në të cilat u pajisën me njohuri se si ta përdorin metodologjinë e KOSID të quajtur “trekëndësh i shoqërisë civile” (të përbërë prej të dhënave shkencore, punës në teren
dhe me media), për të pasur efekt në luftimin e problemeve ambientale në komunitetin e tyre.

Anëtarët e rinj të konsorciumit joqeveritar kanë nënshkruar një marrëveshje e cila krijon marrëdhënie bashkëpunuese ndërmjet tyre dhe KOSID në parandalimin e ndërtimit të termocentralit të ri me qymyr “Kosova e Re” dhe promovimin e alternativave energjetike në mënyrë që ndikimin negativ në mjedis të jetë më i vogël. Njëherit këta anëtarë mbështesin KOSID-in në promovimin e zhvillimit të qëndrueshëm që duhet të ndodh njëkohësisht me rritjen ekonomike në Kosovë.

KOSID përmes kapaciteteve të konsiderueshme hulumtuese dhe larmisë së organizatave të saj kryesore, ka arritur të jetë një konsorcium me ndikim në Kosovë në fushën e nxitjes së debateve dhe rritjes së ndërgjegjësimit për qëllimet ndërkombëtare të mjedisit të pastër, zhvillimit të qëndrueshëm dhe ndryshimeve klimatike.

Konsorciumi Kosovar i Shoqërisë Civile për Zhvillim të Qëndrueshëm u themelua në vitin 2011 dhe funksionon si rrjet i disa organizatave jo-qeveritare që bëjnë punë kërkimore (think tank),
punë të terenit (grassroots) dhe punë me gazetari hulumtuese. Pas punës 8 vjeçare, kur ky konsorcium kontribuoi për të bindur Bankën Botërore për tërheqjen nga ndërtimi i termocentralit
të tretë me qymyr, KOSID u regjistrua si OJQ në mars të vitit 2019 me qëllim që të funksionojë si bazë dhe rrjet që shpërndan përvojën e krijuar në luftën për ambient më të pastër dhe zhvillim
të qëndrueshëm.

Lista e emrave të anëtarëve dhe organizatave që i janë bashkuar KOSID në 2019:

Të anëtarësuarit individual në 2019Organizatat e anëtarësuara në 2019
Leutrim Braha
ERA Group
Diana Spahija
Center for Education and Develo-pmet of Environment – CEDE
Ajshe Jashari
EKOVIZIONI
Shpresa Spahiu
OJQ Shoqëria Bjeshkatare Alpinis-te Trepça
Selvete Rexhepi
Vizion i te rinjëve Kosovar
Antigona Sadiku
OJQ EPGJ
Gentiana Maliqi
OJQ Ec Ma Ndryshe
Erza Kadrijaj
 OJQ ISDY
Miftar Lokaj
OJQ PRAK
Pren Dongjoni
 MDNZ – Me dorë në Zemër 
Velsa Zeka
PRO PLANNING
Eda Haxhikardija
OJQ Soliter
Drita Demaj
OJQ Nisja Zhvillohu
Ideal Zhaveli
OJQ Gruaja Hynore
Anda Dobruna
CNVP
Mirela Dula
 FFC
Genc Kadriu
 OJQ APRFK
Anila Sojeva
 Let’s do it Peja 
Valentina Bakija
Bashkesitë lokale të Gjakoves
Adhuresa Salihu
Green Energy Kosovo
Blerim Bajraliu
Leart Miftari
Mehmet Sadiku
Egzona Osmani
Jehona Halili
Veton Sejdaj
Altin Shabani
Amadea Musa
Aida Isrefi
Jehona Maliqi
Florentina Hyseni
Blerta Sylejmani
Fatjona Bekteshi
Fatbardha Bekteshi
Besijana Kurti
Arbenita Musliu
Lirie Sadiku
Gentrit Kastrati
Sadete Zeneli
Yllka Kastrati
Lumnie Berisha
Fetije Rexhepi
Rosa Hergan
Adifete Arifi
Bekim Rexhepi
Shkurte Rexhepaj
Bleriana Fetahu
Pajtesa Duraku
Primesa Arapi
Xhylane Dakaj
Emine Kolloni
Nafije Gashi
Diana Metushi-Krasniqi
Leart Emërllahu
Berzat Berzati
Arian Krasniqi
Merita Begolli-Dauti
Mentor Bojku
Donika Matoshi
Albiana Çavolli
Albijana Gashi
Luan Fluqaj
Adem Halabaku
Ramë Hajraj
Gasper Markaj
Yllka Sermaxhaj
Gjergj Erebara
Valdrin Vehapi
Besmire Kluna

Anëtarësia ka qenë dhe është e hapur për çdo organizatë që mbështet misionin e KOSID-it. Kjo përfshin spektrin e plotë të organizatave të terenit, organizatave të medias dhe institucioneve kërkimore e edukative (think tank). Të drejtë anëtarësimi kanë organizatat në pronësi të plotë ose të pjesshme nga organizatat tjera anëtare.

Kërkesat për anëtarësime mund të dërgohen në email : coodinator@kosid.eu.com ; info@kosid.eu.com , apo edhe në inbox në faqen tonë në Facebook : https://www.facebook.com/kosid.eu/


Posted

in

by

Tags: