logo

Rreth Nesh

KOSID operon duke u bazuar në filozofinë e “qasjes trekëndore” me ç’rast akterët e tij kontribuojnë bashkërisht në misionin e organizatës duke përmbushur individualisht rolin e tyre specifik. Si konsorcium i organizatave liderë të shoqërisë civile në Kosovë, KOSID përbëhet prej instituteve dhe organizata të medieve të pavarura, deri tek organizatat të cilat punojnë me komunitete lokale. Të gjitha organizatat anëtare punojnë drejt zhvillimi të qëndrueshëm të Kosovës. Ideja ka qenë të bashkohemi nën një kulm dhe të përdorim aftësitë specifike të çdo organizate për të qenë më efikas në ngritjen e debateve të rëndësishme për të ardhmen e Kosovës.

Qëllimi kryesor i konsorciumit është ngritja e debateve adresimi i sfidave të zhvillimit në Kosovë. Përmes hulumtimeve dhe kapaciteteve të shpërndarëse në dispozicion brenda konsorciumit, KOSID është mirë i vendosur që të mësojë mbi çështjet e politikave zhvillimore dhe të avokojë për një politikëbërje më të mirë dhe në konsultim me të gjithë hisedarët.

KOSID është aktivisht i qasur në debatet mbi politikat energjetike të Kosovës. Sektori i energjisë në Kosovë ka mbi një dekade që është i çrregulluar. Strategjitë momentale të cilat adresojnë sektorin energjetik janë kryesisht të fokusuara në ndërtim të një termocentrali të ri me linjit dhe nxjerrje më të madhe të linjitit kosovar. Si pjesë e kampanjës tonë “Jo Qymyr të Ri – Një e Ardhme më e Sigurt” ne argumentojmë që ka alternativa energjetike më inteligjente për Kosovën. Ato kanë nevojë të hulumtohen përpara se të merren vendime për termocentrale të reja, që të sigurohet që zhvillimi ekonomik i Kosovës të mos shkaktojë më shumë dëme se të mira.

KOSID si një konsorcium i OJQ-ve gjatë viteve ka avokuar dhe ende vazhdon të avokojë për këto pesë parime të zhvillimit të qëndrueshëm në Kosovë:

1. Jo më qymyr
2. Riparim i TC “Kosova B” dhe mbyllje e TC “Kosova B2”.
3. Energji Efiçiente – riparim i rrjetit shpërndarës, izolim i ndërtesave dhe miratim i kodit të ndërtimit.
4. Energji e Ripërtëritshme – lehtësim për investime në energji të erës, diellit dhe resurseve gjeotermale.
5. Respektim i Traktatit të Energjisë të BE-së; liberalizim i tregut dhe aktivizim të linjës së transmisionit energjetik Kosovë-Shqipëri

Duke pasur parasysh bollëkun e linjitit të Kosovës dhe besimin e madh të qeverisë në këtë burim për gjenerimin e energjisë, KOSID ka qenë vazhdimisht e angazhuar në eksplorimin e rrugës së transicionit të energjisë larg linjitit dhe të pasojave negative që vijnë së bashku me të, dhe drejt burimeve të ripërtëritshme, efikasitetit të energjisë dhe liberalizimi i tregut të energjisë, mundësitë e bashkë-gjenerimit dhe linja e interkonjeksionit me Shqipërinë.

Nëpërmjet fillimit të kampanjës “Jo më Qymyr”, konsorciumi ka bërë presion të vazhdueshëm ndaj organeve vendimmarrëse të qeverisë, duke avokuar posaçërisht drejt politikave energjetike që nuk mbështeten në qymyr dhe veçanërisht asnjë qymyrit të ri, përfshirë këtu edhe sensibilizimin kundër ndërtimit të termocentralit të ri “Kosova e Re”.

Në anën tjetër, KOSID është përfshirë shumë në përfundimin e studimeve në lidhje me potencialin e rinovueshëm të vendit, potencialin e efikasitetit të energjisë si në nivelin shtëpiak (amvisërisë) ashtu edhe atë biznesor, si dhe efikasitetin e rrjetit e temat e lidhura me liberalizimin e tregut.

Përpjekje të tilla deri më tani kanë qenë të suksesshme në shtyrjen e ndërtimit të termocentralit të ri të qymyrit dhe pavarësisht nga rruga që do të zgjedhë të ndjekë organi qeveritar, studimet tona do të rezultojnë të suksesshme në përpjekjet për të diversifikuar/zgjeruar miksin e energjisë dhe zgjidhjen e çështjes së sigurisë së energjisë.

Për më tepër, KOSID përmes organizatave të saj thelbësore është përfshirë në përpjekje për të fuqizuar qytetarët e komuniteteve të margjinalizuara, veçanërisht ata të fshatrave Hade dhe Obiliq, duke pasur parasysh se burimet e qymyrit janë varrosur nën qytetarët që jetojnë aty. Një çështje specifike në këtë temë ka qenë ajo e zhvendosjes së pavullnetshme të këtyre qytetarëve me qëllim të ndërtimit të termocentralit të ri, ajri i ndotur rëndë nga i cili ata marrin frymë çdo ditë dhe e drejta e tyre përkatëse për të jetuar në një mjedis të shëndetshëm. Nëpërmjet fushatave sensibilizuese, duke përfshirë protestat, mbjelljen e pemëve, vizitat e Panelit të Inspektimit të Bankës Botërore në lidhje me problemin e zhvendosjes së pavullnetshme të qytetarëve, fushatat arsimore si dhe krijimin e një ‘rrënje’  lokale, IAZHL – (Iniciativa për Ambient dhe Zhvillim Lokal), KOSID ka arritur ta sjellë komunitetin në qendër të vëmendjes, duke kontribuar njëherit në fuqizimin e tyre.

Së fundmi, KOSID është angazhuar edhe në sfida të tjera mjedisore që përfshijnë projektin Trepça (kompleksi i minierave) dhe malet Sharri. Projekti i rigjallërimit të Trepçës u përpunua nga KOSID kryesisht nga pikëpamja ligjore, si dhe përfitimet që rrjedhin nga kompleksi i minierës që do të rigjallërohet në mënyrë të qëndrueshme dhe që ndërkohë do të mbetet një kompani në pronësi publike.

Projekti i Sharrit nga ana tjetër u inicua si debat mbi vendimin e Komisionit Ndërministror për të lejuar ndërhyrjen njerëzore në zonat e ruajtura mjedisore të Brezovicë, Sharr. Veçanërisht, KOSID arsyetoi që Propozimi i Komisionit Ndërministror për ndërhyrjen në rajonin e Sharrit do të ishte në kundërshtim me Direktivat e Mjedisit të BE-së pasi zonat e ndërhyrjes në shënjestër përfshijnë zona të mbrojtura nga ambienti dhe rezervuare natyrore (gryka e Bistrës dhe Durlas), me ç’rast çdo veprim si prerjet, shpyllëzimet dhe aktivitetet e ndërtimit janë rreptësisht të ndaluara.

Për më tepër, KOSID e vlerësoi shqetësues faktin që plani u hartua me idenë se nëse projekti nuk do të implementohej, kthimi i zonës në gjendjen e tij fillestare do të rishqyrtohet. Avokimi i KOSID për ruajtjen e mjedisit të kësaj zone, megjithatë, rezultoi i suksesshëm kur Komiteti lëshoi vendimin e tij për të përjashtuar zonat e mbrojtura nga projekti.